Mishel Platini: Blatter doli gënjeshtar, FIFA-s i duhet lider i ri

Këtë javë votohet për kreun e FIFA-s. A do të jetë sërish Sepp Blatter në krye të saj apo Princi Ali që ka mbështetjen e të gjithë atyre që janë bashkuar në një front të vetëm kundër zviceranit, mbetet për t’u parë në votimin e 29 majit. Në të shkuarën Platini ka qenë pro tij, por tani presidenti i UEFA-s argumenton se ka ardhur koha që në drejtimin e FIFA-s “të fryjë një erë e re”, edhe pse Blatter e ka të vështirë të shkëpusë rrënjët pas 4 mandatesh. – “E kam bërë të ditur edhe më parë pozicionin tim. E kam thënë se FIFA-s i duhet një lider i ri”.

Blatter kërkon mandatin e radhës 4-vjeçar, pavarësisht se në 2011-ën tha se ai do të ishte i fundit. Për Platini, kjo është pa dyshim një gënjeshtër nga ana e zviceranit. – “Ai dëshiron të qëndrojë jo sepse ka punë të pambaruara, por sepse ka frikë nga e ardhmja larg FIFA-s. E kuptoj boshllkëkun që mund të ndiejë, është njerëzore. Nga ana tjetër, unë shpresoj dhe kam bindjen se Princi Ali, të cilin e njoh prej vitesh, do të ishte një president i mirë për FIFA-n”.  Pavarësisht kritikave nga Platini dhe figura të tjera të rëndësishme, Blatter ka mbështetje të fortë nga Afrika e Azia dhe sipas të gjitha gjasave do të rizgjidhet pa vështirësi në krye të qeverisë botërore të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?