Misterioze, qentë ngjyrë blu pushtojnë qytetin

Qentë në qytetin indian të Mumbait janë duke u kthyer misteriozisht në ngjyrë blu të shëndritshme dhe shkak mund të jenë mbeturinat toksike. Vendasit u tronditën kur panë qentë me ngjyrë blu teksa ecnin në rrugët e qytetit.

Besohet se qentë kanë pasur një reagim ndaj mbetjeve të hedhura në lumin Kasadi në lagjen Navi të qytetit.

Qentë e rrugës shpesh kalojnë përmes lumit për të gjetur ushqim, por zona ka pasur ndotje të madhe. Aktivistët e të drejtave të kafshëve po bëjnë fushatë duke bërë përgjegjëse firmën, mes frikës se qindra gjallesa të tjera mund të jenë prekur.

Afër lumit ndodhen pothuasje 1.000 fabrika. Ndërsa një fabrikë që prodhon detergjentë mendohet se ka hedhur ngjyrën që shkaktoi këtë fenomen të pazakontë.

SHKARKO APP