Mitet dhe sekrete të monumentit indian të dashurisë, Taxh Mahal (FOTO)

Taxh Mahali është ikona më e njohur dhe më e pabesueshme e Indisë. Një mauzoleum gjigant i mermerit të bardhë i ndërtuar në Agra të Indisë në vitet 1631 dhe 1648 me urdhër të perandorit mongol Shah Jahan në kujtim të gruas së tij të preferuar, Taxh Mahali është xhevahiri i artit mysliman në Indi dhe një nga kryeveprat e admiruara botërisht dhe pjesë e trashëgimisë botërore të Unesco-s.

Studimet e fundit kanë zbuluar se monumenti madhështor po zhytet çdo ditë e nga pak në lumin Yamuna, raporton BIRN.

Këto janë mitet dhe sekretet e Taxh Mahalit:

Si një nga shtatë mrekullitë e botës, Taxh Mahali vizitohet çdo vit nga të paktën 2-3 milionë turistë.

Monumenti u ndërtua për gruan e tretë të shahut Jahan të cilës ai i vuri emrin Mumtaz që do të thotë xhevahiri i pallatit.

Ajo humbi jetën kur po lindte fëmijën e saj të 14-të. Njerëzit thonë se perandori u trondit aq shumë nga vdekja e saj, saqë brenda disa muajsh u thinj i tëri.

Taxh Mahali do të thotë kurora e pallate. Mendohet se u deshën rreth 22 vjet për ta ndërtuar.

Arkitektura përfshin atë islamike, persiane dhe indiane. Mermeri me të cilin është ndërtuar Taxh Mahali u soll prej Kinës, Indisë, Arabisë, Afganistanit dhe Sri Lankës. Në të janë përfshirë 30 lloje gurësh të çmuar të ndryshëm.

Për ndërtimin e monumentit u deshën 320 milion rupi indian, besohet se 22000 njerëz punuan për të ndërtuar plotësisht Taxh Mahalin dhe u përdorën 1000 elefantë për të transportuar materialet.

Ekspertët besojnë se Taxh Mahali e ndryshon ngjyrë gjatë ditës, vendasit besojnë se kjo reflekton humorin në ndryshim të gruas. Sipas mitit, perandori donte të ndërtonte një Taxh Mahal identik me këtë por me mermer të zi, por ai nuk ia doli sepse në fron u ngjit djali i tij Aurangzeb.

Një mit tjetër tregon se perandori urdhëroi që t’i priteshin duart të gjithë punëtorëve që të mos ndërtonin një kopje të kryeveprës së tij gjetkë. 

SHKARKO APP