Mitingu në Durrës. Petrit Vasili: Votë kundër oligarkisë  

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mitingun përmbyllës në qytetin e Durrësit. Mitingu u hap nga kandidatja për deputete, Nora Malaj.

Në fjalën e saj, Malaj u shpreh se LSI është forca kryesore dhe e vetmja që mund të realizojë premtimet për qytetarët.

Ndërsa kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së, Lefter Koka tha në fjalën e tij se LSI-ja ka një mision në këto zgjedhje. “Misioni ynë është të largojmë rilindjen”,- tha Koka.

Ai u shpreh se Rilindja duhet të largohet për shkak të kanalizimit të vendit dhe dhunës që po ushtrohet ndaj administratës.

Koka ironizoi dhe kreun e Bashkisë së Durrësit, socialistin Vangjush Dako. “Durrësi po bëhet qytet eksperimental. Po shkatërrohet. Një shatërvan që kishim na i hoqën dhe nuk  dihet ku është. Dy beteja ka parë Mujo Ulqinaku atë më italianët dhe këtë sot me Vangjush Dakon. Këtë të fundit e ka më të vështirë”,- tha Koka.

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se Durrësi është qyteti që gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjet e duhura për interesin e vendit.

Vasili u shpreh se ndryshe nga forcat e tjera, LSI-ja ka një plan për zhvillimin e vendit dhe punësimin.

Kreu i LSI-së tha se qytetarë durrsak, intelektualët dhe gjithë Shqiptarët do të japin një përgjigje kundër oligarkisë.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1611262688886983/

SHKARKO APP