Mitingu përmbyllës i PS, Rama “paralizon”Tiranën sot pasdite

Partia Socialiste do të zhvillojë sot mitingun përmbyllës në Tiranë.

Për zhvillimin e këtij aktiviteti, policia njofton për bllokimin e disa segmenteve rrugore. Duke filluar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Po ashtu do të do të spostohen disa linja urbane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të mbylljes së fushatës elektorale të Subjekti Politik Partia Socialiste, duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugorë si më poshtë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Bulevardin Dëshmorët e Kombit
– Rruga “Lek Dukagjini”, nga Garda e Republikës deri tek Sheshi Italia
– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”

– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)

– Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Sqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

– Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”
– Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)
– Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë
– Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?