Mitingu përmbyllës, Rama në gjurmët e 2013-ën, zgjedh sërish Vlorën për fjalët e fundit

Ditën e enjte, Partia Socialiste dhe Edi Rama do të zhvillojë një miting përmbyllës në Tiranë, ora 19:30 tek Sheshi “Nënë Tereza” por ky nuk do të jetë i fundit.

Ditën e premte, pak orë përpara fillimisht të heshtjes elektorale, Edi Rama do të zhvillojë mitingun e fundit përmbyllës elektoral në qytetin e Vlorës. Mitingu është rreth orës 20:00 në sheshin e ri “Lungomare”.

Kjo është hera e dytë që Rama zhvendoset nga kryeqyteti për mitingun përmbyllës. Në vitin 2013, ai zhvilloi paralelisht dy mitingje në Shkodër dhe Vlorë, nga ku u transportua me helikopter nga njëri qytet në tjetrin.

Sivjet, kryeministri ka zgjedhur përsëri Vlorën, qarkun ku garon edhe vetë, po kësaj radhe, jo si i pari, por si i 6-i i kësaj liste.

SHKARKO APP