Mjekët shokohen nga ajo që gjejnë në sytë e gruas

Një grua kishte 27 lente kontakti në sy dhe ajo nuk e dinte këtë gjë. Zbulimi u bë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin Solihull dhe u raportua nga mjeku specialist oftalmolog, Rupal Morjaria.

Zoti Morjaria tha se në syrin e pacientin u gjet një masë blu prej 17 lentesh. Operacioni ishte planifikuar për kurimin kataraktit por gjatë inspektimit të dytë u gjetën edhe 10 lente të tjera.

Ekipi i kirurgëve tha se nuk kishin parë ndonjëherë një gjë të tillë. ‘Ishte një masë e madhe. Të gjitha 17 lentet ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Në vërtetë që jemi habitur se si pacienti nuk e kishte vënë r6 një gjë të tillë sepse ato do të kishin shkaktuar rritim të syve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej 35 vjetësh pacientja kishte përdorur lente mujore dhe nuk e kishte vënë re zhdukjen e tyre dhe për një kohë të gjatë nuk kishte shkuar tek okulisit. Kur mjekët i hoqën lentet ajo tha se ndihej shumë rehat me sytë e saj dhe se mendonte se shikimi ishte turbulluar për shkak të moshës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?