Moda në plazh, çfarë të vishni mbi kostumin e banjos

Alternativa më klasike është shalli i plazhit, por mjafton pak për të shpikur një look komod dhe më shumë në modë.

Le të themi sinqerisht: i vetmi shalli i plazhit është gjëja e parë që mendojmë kur duhet të veshim dicka sipër kostumit të banjos. Është praktik, i shpejtë për t’u veshur, lahet e thahet në cast. Dhe ende ka gjëra të tjera për të veshur gjatë ecjes në bregdet ose të bësh një ndalesë në barin e plazhit.

E mbase të fshehësh nën çadër rrolin e mishit në dimër të arratisur nga dieta para pushimeve. Të shohim cilat janë alternativat, gjithmonë dedikuar prakticitetit më të madh pa hequr dorë nga një kontakt glam.

Kostumi i bardhë: lino e lehtë ose pambuku i pakapshëm është ideali për t’u veshur në plazh. Është edhe perfekt për ditët e para të ekspozimit në diell për të riparuar lëkurën kur kremi solar nuk është i mjaftueshëm. Mbaj mend që edhe nën cadër mund të marrësh rreze, kështu që në qoftë se je në rrezik djegieje mbrojtja më e mirë është të mbulohesh. Në qoftë se je skuqur mbaj kostumin mbulues edhe kur bën banjë. Efekti e veshur-banjë është gjithmonë super seksi.

Fustan dantella: është një ndër trendet më të mëdha të verës 2017. E veshur fsheh në mënyrë taktike ca kile të tepërta, por në qoftë se është mjaft e hapur nuk e ndalon djegien.

Këmisha e vjedhur prej tij: këmisha e tij është një aleate e mirë e detit dhe ka gjithmonë një efekt shik. Të mbron nga dielli dhe në qoftë se je romantike, të jep përshtypjen… që je gjithmonë në krahët e tij.

Mini fustan me ngjyra: vishet me lehtësi dhe nuk do kujdes. Sigurisht ke disa në dollap: shfrytëzo këto veshje që i ke blerë dhe që mbase nuk ke mundur t’i veshësh sepse janë shumë të shkurtra dhe transparente për t’u veshur në zyrë dhe jo shumë elegante për në mbrëmje.

Këmishë e tejdukshme: një tjetër trend i kthyer në modë në stinët e fundit. Janë me ngjyra, të gjera, mund t’i heqësh kur të të teket sepse janë edhe me rrudha dhe të bukura.

Kaftan: të jep një ajër misterioz dhe erotik dhe mund të bëhesh shumë shik. Interpretoje sipas shijes tënde, por në qoftë se pëlhura nuk është shumë e gjerë, parashiko ndonjë alternativë për momentet më të zjarrta të ditës.

Këmishat e gjera: është një tjetër pikë e fortë për në plazh. Zgjidhe të madh, të butë dhe me shumë ngjyra. Do të të jap freski dhe do të të mbrojë nga dielli.

Pantallonat e shkurtra: përdori në parabreg dhe në shëtitore. Xhins, pambuku, të bardha ose me ngjyra janë shumë klasike për në darkë, nga mëngjesi deri në mbarim të plazhit. Nuk mund të mungojnë në valixhen e pushimeve.

Fustanet e gjera: ashtu si kaftani, janë një mik i mirë në ditët e para të plazhit, kur vazhdon të marrësh diellin e parë dhe akoma nuk ndjehesh në kushte perfekte. Të bardha ose me ngjyra janë shumë glam sidomos kur i veshim me një kapele të madhe kashte.

Badi: këtë vit është shumë në modë. Zgjidheni pambuk të lehtë dhe në formë të rehatshme. Të jep freski dhe liri kur je në lëvizje.

Shirita të lartë: stili navi është një ndër të preferuarit e verës 2017. Vesh trupin tënd me shirita drejtpërdrejt me kostumin e banjos ose me një palë xhinse të shkurtra ose me një fund të shkurtër. Mund të mbulohesh ose të zbulohesh “në copa” për të qenë sa më shumë praktike.

SHKARKO APP