Modelet e reja nga Audi do të kenë tavan me panele diellore
Prodhuesi gjerman Audi, ka bashkuar forcat me kompaninë kineze Hanergy, për punimin e paneleve diellore, që janë plotësisht transparente.
Në këtë formë, tavani do të ketë pamje panoramike dhe do të mbledhë energji, me të cilën mund të furnizojë lëvizjen e veturave.
Këto pjesë pritet të aplikohen te të gjitha modelet, jo vetëm te makinat elektrike, duke filluar që nga fundi i vitit, por nuk do të ketë ndryshime të dukshme.
Me energjinë e akumuluar, pritet të furnizohet pjesët e shumta teknologjike, përfshirë edhe sistemi i zërimit, kondicioneri dhe ngrohëset e ulëseve.
Ky projekt në të cilin po punon Audi, pritet të jetë një goditje e fortë për kompanisë Tesla, që nuk ka bërë shumë në avancimin e tavanit të veturës.