Modelja shqiptare ka miliona, por i pëlqen jeta e fshatit e lopët

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj nuk lë rast pa treguar prejardhjen e saj dhe dashurinë për vendlindjen.

Pavarësisht jetës luksoze dhe milionave të bashkëshortit por edhe të ardhurave që ajo siguron nga puna e saj, me krenari dhe superlativa flet për gjithçka tradicionale shqiptare që nga veshjet e deri te gatimet.

Emina këto ditë është pikërisht në vendin e saj të lindjes në Malin e Zi, ku nuk kanë munguar postimet e shumta që tregojnë lumturinë e saj pas kësaj vizite.

Jeta e fshatit duket se e ka magjepsur modelen e cila ka ndarë me miqtë dhe fansat e saj në Instagram foto dhe video teksa shihet e entuziasmuar pas lopëve dhe kafshëve të tjera.

SHKARKO APP