Modelja Trump mund të jetë “First Lady” e Amerikës

Bashkëshortja e Donald Trump tërhoqi dritat e prozhektorëve mbrëmjen e çeljes së konventës republikane në Ohajo, ku përgjatë një jave do të shtrohen çështje të ndryshme që shqetësojnë amerikanët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre sipas këndvështrimit të figurave të rëndësishme të kësaj partie. Në fjalimin e parë të rëndësishëm të saj, Melania Trump, e cila thuhet të ketë punuar me një profesionist, u fokusua tek ajo që e cilësoi “fushata e pagjase” e bashkëshortit të saj. Ai është i ashpër atëherë kur duhet, por edhe i dashur e kujdesshëm dhe ndonëse mirësinë nuk e shpreh gjithmonë, është aty për sytë e të gjithëve. Kjo është dhe një nga arsyet përse unë rashë në dashuri me të, tha bashkëshortja e miliarderit Njujorkez, fjalimi i së cilës, i mbushur me nota personale, ra në kontrast me të tjerët që u përqendruan në lajtmotivin: “ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt”.

Por ish-modelja sllovene u akuzua shumë shpejt për plagjiaturë. Analistët vunë re disa ngjashmëri mes pohimeve të saj dhe një fjalimi të mëhershëm të zonjës së parë, Michelle Obama. Përpara nisjes se Kuvendit republikan, barrikada policie ishin vendosur në rrugët kryesore dhe kryqëzime në qendër të Clevelandit, për të parandaluar sulme të ngjashme me atë të Nice-s në Francë. Por Melania u vu në qendër të vëmendjes mbrëmjen e e parë të Konventës Kombëtare të Republikanëve, mes akuzave se një pjesë e fjalës së saj ishte plagjiaturë, shkruan “BBC”.

Komentuesit kanë vënë re ngjashmëritë mes fjalën së saj dhe një fjalimi që ka bërë më parë Michelle Obama, bashkëshortja e Presidentit aktual të Amerikës Barak Obama. Krahasimet një-për-një të transkripteve tregojnë se teksti i zonjës Trum është, pothuajse fjalë për fjalë, i njëjtë me atë të zonjës së parë aktuale amerikane në natën e parë në konventën e Demokratëve në Denver rreth 8 vjet më parë. Deri më tani Trump e kishte shmangur bashkëshorten e tij nga fushata, për shkak të së kaluarës së saj si një modele e “Playboy”, që ka pozuar edhe nudo.

melani melani-2 melani-3 melani-4 melani-5 melani-6 melani-8 melani-9 melani-11 melani-12

SHKARKO APP