Moderatori gris fustanin e koleges në transmetim direkt
Një moderator në Spanjë ka shkaktuar shumë debate në rrjete sociale, pasi ka prerë fustanin e koleges së tij në transmetim direkt. Juan y Medio po prezantonte shfaqjen “Afternoon Here And Now” me kolegen e tij, Eva Ruiz kur nxorri një palë gërshërë për t’i prerë veshjen. Sipas Dailymail, ai e bëri këtë si një formë hakmarrjeje ndaj saj, e cila kishte tentuar përpara t’i priste pantallonat. Ndërkohë, Eva Ruiz që po qeshte gjatë gjithë kohës ka thënë se ishte në dijeni të gjithçkaje, pra nuk pati të papritura për të. Kanali Sur kërkoi falje pas kësaj, duke e quajtur shaka mes prezantuesve.