Moikom Zeqo: LSI del e dyta, PD pas saj

 

Një ditë më parë, Edi Rama u kërkoi beratasve që të votojnë masivisht për të majtën, duke kërkuar votë në nivelet që kërkonte Enver Hoxha.

Megjithatë duket se të majtët janë të bindur në një fitore të thellë.

Gazeta Telegraf në një titull të madh i jep 28 përqind të votave LSI-së dhe 15 Bashki, duke e parashikuar si forcë të dytë.

Ndërkohë Moikom Zeqo, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se PD do dalë forcë e tretë.

“Këto zgjedhje janë përcaktuese. Këto zgjedhje do tregojnë edhe njëherë që elektorati i majtë është elektorati më i madh në Shqipëri. Mendoj se PS i fiton zgjedhjet dhe do jetë forca e parë. Partia e dytë do jetë LSI. PD dhe koalicioni i djathtë kanë gjasa që të jenë forcë e tretë. Pse? Unë kam respekt dhe nderim për opozitën, kushdo qoftë ajo. PD do paguajë akoma haraçet e berishizmit,” tha ai.

SHKARKO APP