Molekulat e mbetura në telefonin tuaj mund të zbulojnë detaje suprizuese

Gjithmonë në duart apo xhepat tanë, smartphone-ët i kemi me vete kudo, në autobus apo kafe.

Këto pajisje janë aq të ngjitura me jetën tonë sa që kapin gjurmë kimike të çdo vendi ku ne shkojmë, dhe çdo gjë që kemi bërë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mund të vëzhgojnë molekulat e mbetura në një telefon për të ndërtuar një profil personal të pronarit të tij, duke filluar që nga ushqimet që kanë konsumuar.

Studiues nga Universiteti i Kalifornisë, San Dieg,  treguan se pastrimi i një smartphone-i mund të sigurojë shumë  informacione për hetime kriminale.

Një profilizim i tillë kimik mund të zbulojë detaje si produktet e kozmetikës që përdor një person, dietën e tij, të dhëna të cilat mjaftojnë për të ndërtuar një pikturë më të mirë.

“Ju mund të imagjinoni një skenar kur një hetues ndesh një objekt personal pa gjurmët e gishtave. Kështu që ne menduam po sikur të përfitonim nga molekulat e mbetura për të zbuluar më shumë për stilin e jetesës së pronarit?” tha Profesor Pieter Dorrestein.

3a46918d00000578-3927326-by_mathcing_samples_taken_from_smartphones_against_a_growing_lib-m-42_14788881942213a5fcd8a00000578-3927326-image-a-28_1479148019215

SHKARKO APP