Momenti brutal kur luani tenton të vrasë gjirafën

Në këtë video tregohet momenti epik kur një gjirafë shpëton nga luani që i hidhet në qafë. Video e publikuar dje në Youtube, dhe e filmuar nga episodet e “Planet Earth II”, paraqet sulmin e një luaneshe ndaj gjirafës, e cila e përplas për tokë kafshën grabitqare duke i shpëtuar.

Filmimi është bërë në një nga shkretëtirat më të egra në botë, atë të Namibisë, ku pretë për luanin e shkretëtirës janë shumë të vështira për t’u gjetur. Temperaturat në disa raste shkojnë deri në 120 gradë C, çka përbëjnë kushte ekstreme të mbijetesës së kafshëve, ndërsa ato shpesh ndërmarrin nisma dëshpëruese për të mbijetuar.

I tillë është rasti i luanëve të shkretëtirës, të cilët përpiqen të vrasin një gjirafë shumë herë më të madhe se sa ato. Sekuencat e transmetuar të dielën nga rrjeti i dokumentarëve tregon momentin mahnitës, kur luanesha përplaset për tokë, teksa ajo i hidhet në ajër gjirafës për ta vrarë.

Shikuesit e BBC-së kanë parë momentin kur luanët i kanë ngritur gurth kafshës më të gjatë në tokë, por pa sukses. Gjirafa tregon forcën e saj brutale duke e shkundur përdhe me lehtësi luaneshën, teksa një tjetër luan e kishte vënë në lëvizje.

YouTube player

/Ora News/

SHKARKO APP