Momenti i tmerrshëm kur një burrë merret peng dhe djali i tij 5-vjeçar dëshmon gjithçka

Ky është momenti shokues kur një burrë i armatosur rrëmbeu babanë e një djaloshi 5-vjeçar, duke e tërhequr atë me forcë dhe duke e futur në makinë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë në orën 10 të mbrëmjes në Duque De Caxias, në një zonë të Rio De Janeiros, në Brazil.

Momenti i tmerrshëm u regjistrua nga kamerat e sigurisë ku tregohej djaloshi i tronditur me lot në sy i cili filloi të ndiqte makinën në të cilën gjendej brenda i ati, derisa pengmarrësit u larguan me shpejtësi.

Sipas policisë babai i djalit u lëshua disa çaste më pas dhe thotë se i biri është më mirë dhe nuk ka treguar shenja tronditjeje nga ngjarja./tvklan.al

SHKARKO APP