Monika Levinski: Pendohem ende për gabimin tim

“Në moshën 22 vjeç rashë në dashuri me shefin tim dhe kur mbusha 24 vjeç mësova për pasojat shkatërrimtare. Nuk kalon një ditë që nuk më vjen në mendje gabimin im dhe më vjen keq thellësisht për atë gabim”.

Ajo që flet është Monika Levinski, ish-punonjëse e Shtëpisë së Bardhë, protagoniste e skandalit në fund të viteve ’90, që pothuajse rrëzoi presidentin Bill Clinton.

Tani Levinski kontribuon me përvojat e saj personale në një fushatë kundër bullizmit në internet.

Eshtë rishfaqur ish punonjësja disa ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, gjë e cila me siguri nuk do i pëlqejë kandidates Clinton.

Ish-stazhierja, që tani është 43 vjec, ka treguar se si në atë kohë i ra në kokë për presidentin, si dhe ka folur për poshtërimet e shumta që ka pësuar pasi marrëdhënia u bë publike. 

SHKARKO APP