Monitorimi i bixhozit online, me koncesion

Vendimi i qeverise eshte se të gjitha të dhënat e kazinove, qendrave të lojërave të fatit dhe atyre të basteve sportive të licencuara do të monitorohen online nga një kompani private.

Një vendimin i miratuar dje nga Qeveria, që i hap rrugë tenderit për përzgjedhjen e një kompanie private, që do të monitorojë online të dhënat e lojërave të fatit që janë në administrim të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit.

Përzgjedhja e tenderit ndërkombëtar, do të mundësohet përmes përzgjedhjes me anën e një kompanie private, e cila do të mundësojë ngritjen e një sistemi qendror të monitorimit online.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha kjo lidhet për shkak të parandalimit të humbjes ose shkatërrimit aksidental të të dhënave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit përmban vlerën fikse për çdo pajisje apo lojë fati për mirëmbajtjen e sistemit, si dhe vlerën në përqindje mbi të ardhurat bruto nga lojërat e fatit për shlyerjen e investimit dhe për ngritjen e përditësimin e sistemit. Formula, e cila do të shërbejë për llogaritjen e tarifës, do të jetë pjesë e dokumenteve standarde të tenderit dhe më pas do të miratohet nga qeveria.

Vendimi përcakton se përzgjedhja e operatorit do të kryhet nga Ministria e Financave. Qeveria përcakton që kualifikimi i kompanive do të bëhet sipas kritereve, si: të mos jetë në proces falimentimi dhe kapitalet e saj të mos jenë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit apo të mos jetë subjekt i procedurave për deklarimin e falimentimit.

Nëse ka dyshime, komisioni i ngritjes së sistemit të monitorimit online të lojërave të fatit, mund të kryejë verifikime nëse këto vërtetime lëshohen apo jo nga institucionet përkatëse në vendin e origjinës dhe në rast se konstaton zyrtarisht se në shtetin e origjinës ekziston një institucion, i cili mund të lëshojë një vërtetim të tillë të paraqitur nga aplikanti i huaj në formën e vetëdeklarimit, atëherë Komisioni do ta quajë të pavlefshëm dokumentin vetëdeklarues të paraqitur dhe aplikanti për këtë shkak skualifikohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?