Monitorimi / Sheshi “Skënderbej” ul ndotjen e ajrit në Tiranë
Cilësia e ajrit në Tiranë këto ditë ka njohur një përmirësim të ndjeshëm si pasojë e sheshit “Skënderbej”. Nga monitorimi i cilësisë së ajrit urban rezulton se vlera mesatare e monitoruar në këtë periudhë është 42.88 µg/m³, nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE. Krahasuar me periudhën e monitoruar më parë konstatohet qartësisht se ka një ulje të nivelit të PM10.
Ndërsa numri i ditëve që tejkalojnë normën ditore prej 50 µg/m³ në këtë stacion, është vetëm 3 ditë nga 16 ditë të monitoruar.
Sheshi “Skënderbej” ka rritur në mënyrë të ndjeshme cilësinë, kjo, si rrjedhojë e disa elementeve pozitive që projekti përmban: si shitimin e sipërfaqes së gjelbra, ndalimin e automjeteve, shatërvanët etj. Sheshi ofron 32 000 metra katrorë oaze e pyll urban me bimësi. Ato janë të mbjella në rreth 11 lulishte, ku janë mbjellë 2,220 pemë, 4,500 shkurre dhe 70,000 lule. Sheshi është i pajisur gjithashtu me rreth 100 shatërvanë të cilat përveç aspektit estetik do të shërbejnë edhe për freskinë gjatë periudhës së nxehtë. Ky shesh është në fakt një risi për vendin tonë edhe në aspektin ekologjik, duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve.