Moody`s paralajmëron për motin: Kërcënon rritjen ekonomike dhe forcën fiskale

Kushtet ambientale, që i referohen gjerësisht atyre atmosferike, janë aktualisht kërcënimi më i madh që i kanoset ekonomisë shqiptare.

Këtë gjë e thekson edhe agjencia prestigjioze e vlerësimit Moody`s, në raportin e zgjeruar për Shqipërinë, që shoqëron vendimin për të mbajtur të pandryshuar vlerësimin për borxhin, të siguruar ekskluzivisht nga Scan.

Në raportin e bërë publik, Moody`s flet për rrezik, për shkak të varësisë së madhe të ekonomisë shqiptare ndaj sektorit bujqësor, që zë 23% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa në raportin e zgjeruar, saktëson me detaje se si mund të impaktojë moti ekonominë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënimi numër një vjen pikërisht nga thatësira, periudhë të cilën Shqipëria po kalon aktualisht. “Profili i kreditit të Shqipërisë është i ekspozuar ndaj rreziqeve ambientale, duke marrë parasysh rëndësinë e sektorit bujqësor, por edhe varësinë e plotë të sektorit energjetik ndaj burimeve hidrike, nënvizon Moody`s.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për këtë arsye, defiçiti i energjisë elektrike mund të prodhojë një impakt negativ në rritjen ekonomike si dhe të çojë në importe të shtrenjta të energjisë”, thotë më tej raporti.

Moody`s vlerëson një rritje ekonomike të vendit tonë pranë 3.6% për këtë vit, dhe situata e rëndë që po kalon vendi si pasojë e thatësirës, mund të ndikojë në një rritje më të dobët ekonomike.

Në një prej katër shtyllave mbi të cilat ndërtohet edhe profili i borxhit të Shqipërisë, atë të forcës fiskale, agjencia flet për një rrezik që buron po ashtu nga kushtet atmosferike.

“Në veçanti, rreziqet kryesore fiskale të Shqipërisë lidhen me importet e lidhura me motin të energjisë elektrike”, thuhet më tej në raport.

Forca fiskale, është një ndër shtyllat që merr edhe vlerësimin më pozitiv nga Moody`s, por edhe agjenci të tjera vlerësimi, më shumë për shkak të progresit, se sa për shkak të situatës aktuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?