Moratti: Me Juven, rikthim në të kaluarën

Inter-Juventus është një çështje që nuk mund të mbyllet! Pas shumë polemikave që pasuan ndeshjen e “San Siro”-s, për të dhënë mendimin e tij ka ndërhyrë edhe ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti.

“Për shumë interistë ishte një rikthim në të kaluarën, papritmas u ndienë të përfshirë tërësisht në një histori të së shkuarës. Thënë ndryshe, janë ndierë viktima të situatave të çuditshme”, është shprehur ish-padroni i Interit. “Shumë gjëra nuk shkojnë siç duhet, por ndeshje si ajo e së shtunës të bëjnë të ndihesh edhe më shumë interist”, shton më tej Moratti.

Ndonëse foli për Interin në përgjithësi, e pati të pamundur të ndalej te sfida që përfundoi me rezultatin 2-3 në “San Siro”.

Gjithsesi, pas asaj ndeshjeje Moratti sheh edhe aspekte pozitive. “Ishte diçka heroike që i rezistuan deri në minutën e 85-të me një lojtar më pak”, tha ai. Por nuk harron edhe një “shuplakë” për Spallettin dhe zgjedhjet e bëra prej tij.

SHKARKO APP