Mori pjesë në takimin elektoral të PS, pezullohet polici në Shkodër

Pjesmarrja në aktivitetin elektoral të PS-së i ka kushtuar detyrën një efektivi të policisë në Shkodër.

Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se “sot u bë pezullimi nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë bazuar në nenin 205 pika 13 e  Rregullores së Policisë Shtetit për Inspektor D.K., me detyrë Ndihmes Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se eshte perfshirë në aktivitet të një subjekti politik”.

Me verifikimin e rastit po merret SHÇBA dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme Policisë të Shtetit.

Më herët pjesmarrjen në fushatë të efektivit Dedë Kodra e denoncoi në fb edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP