Morrat e gjirizit të drejtësisë shqiptare

Nga Ilir Levonja/Që drejtësia shqiptare është e mbushur me morra. Kjo as që diskutohet. Dhe sado të pirdhemi sot. Sado të rrahim gjoksin për reforma. Eshtë një mëkat demokratik, që do duhen trena me granuland apo pesticide të tjera për një dizinfektim me karantinë shtëpie. Kjo sepse e tillë është fara e morrave. E pleshtave dhe e dreqërve të këtij soji.
Sot në drejtësinë shqiptare rron një kulturë e shkeljes së syrit. Që gjithçka rregullohet. Mjafton një dorë lekë. Një hapje shalësh. Një dashnorllëk hamamëve modernë të Turqisë. Dhe plot zullume të tjera. Aq sa fara e intelektualit është një minorancë e llahtarshme.
Kjo për shkak të konkurencës së grykësisë. Që mjaft hëmgri ai, tani e kam radhën unë etj. Shto pastaj edhe ato miqësitë e shkollave, shoqëritë kur ndiqnin vajza etj. Që të bëjnë pa diskutimin më të vogël. Jo gjyqtar, por kryetar Gjykate. Madje të fusin edhe në këshillin e lartë të drejtësisë. Të japin një vend krah presidentit të republikës. Një shans i madh për lukun. Për të patur më shumë dashnore.
Mirëpo vendi, drejtësia do intelektualë djema. Pasi ligjet janë të qarta. Sistemi i pagesës i qartë. Do intelektualë burra, jo morra.
Mjafton vetëm vullneti i mirë. Adresimi i saktë, pa vështrimin atij grabitqari morraxhi. Që më erdhi në dorë mua, kjo. Hë, hë, fol, qaj, rënko se kështu më josh. Mos çaj kokën se do e rregullojmë atë punë.
Këta janë seria e legenave me shumicë në drejtësinë shqiptare.
Siç është edhe rasti i këtij antiGuximtarit paburrllëk nga Gjirokastra, që ia paskan terezitur demokratët, këtë futjen në ngasje. Këtë punën e përgjimit . Kur ai me shumë guxim ia lypte troç. Kështu është sot, ma jep të rregullojë gjithçka. Pse ça kujton ti, kjo është ekonomia e tregut.
Nga ana tjetër, i qahet botës si morr se si ia bën kështu në ditën e dasmës tre ditore të së bijës. Se si po e lë e shoqja.
Asaj gruaje, asaj nëne që po i kërkon divorcin i duhet hequr kapelja.
Jo si ajo nga Peshkopia që mburrej me brekët e grisura të burrit.
Si nuk doli në këto anët tona, një burr e të thojë, ore e bëra. Pikë. Dhe mirë ma bënë. Ndaj qeshni, talluni me mua. Kështu u katandisa, në lekë rryfshetesh, kurvllëk hamamësh, drogë e krime. Pasuri të pamerituar dhe qejfe që të plasi syri i keq. Të plasi kush nuk na do. Ja kështu. Si e gjithë koha që po jetojmë.
Oj ma ka bërë politika thotë… dhe e quan ditë të zë divorcin që po i kërkon gruaja. Sikur ky, po t’i kishte plasur gruas kështu. Me guxim hamamësh Turqie. Me lypje troç ndonjë burri të ve. Ndonjë vejushi që sapo e shikonte. I hipte dëshira për ta puthur. Ky nuk do divorcohej. Do luftonte me armiqtë që ia kishin futur.
Po që të kuptoni më mirë sojin e këtyre. Eshtë një poezi për morrat dhe pleshtat nga Dritëro Agolli. Ja si thotë për pleshtat, për morrat.

Ky eshte himni yne, ta dine
Himni qe mburr Pleshterine
Mbreterine madhore
Pleshtore
Me nje uniforme
Me norme

SHKARKO APP