Mos bëni gropa në det, se…

Loja me rërën në plazh është karakteristike për fëmijët, por edhe të rriturit mund të argëtohen me të ndonjëherë. I tillë është rasti i një të riu francez, i cili ka vendosur të hapë një gropë në rërë, për t’u futur vetë. Por 21-vjeçari që kishte zgjedhur të pushonte në plazhin e Moliets nuk i kishte bërë mirë llogaritë. Pasi ka hyrë i tëri në gropën që ka hapur vetë, uji në thellësi të gropës e ka “kapur” duke i bërë të pamundur lëvizjen e gjymtyrëve për të dalë.

Në këto kushte, siç bëjnë të ditur mediat lokale, ai ka kërkuar ndihmë, por as rojet e plazhit nuk kanë mundur ta ndihmojnë, pasi çdo lëvizje e shtrëngonte akoma më shumë rërën e lagur, e cila ka nisur ta tërheqë poshtë.

Për t’i shpëtuar jetën janë angazhuar 20 njerëz, të cilët kanë formuar një zinxhir dhe e kanë tërhequr, ndërkohë që mjekët dhe infermierët i kishin vënë pajisjen e oksigjenit.

Paralelisht një grup i ndërhyrjes së shpejtë ka gërmuar në rërë, derisa e ka liruar trupin e tij deri në pjesën e gjoksit, për ta nxjerrë përfundimisht nga gropa.

SHKARKO APP