Mos çani një derë që nuk e mbyllni dot kurrë!

Më çuditi një debat në lidhje me hapjen e një muzeu mbi Nënë Terezën, në një ambjent vakuf të xhamisë së Durrësit. Çudia nuk ka të bëjë me faktin e vendosjes se nje figure kristiane tek kembet e një xhamie, pasi aty janë ekspozuar femra nudo, me koke e pa kokë (art surrealist) e jo me nje humaniste e njohur e permasave botërore. Padyshim, përmasat e saj i kapërcejnë kufinjtë e shteteve  si humaniste, por asesi kufinjtë e vlerave fetare as të fesë nga vjen as të ndonjë feje tjetër.
Habia qëndron tek fakti i vendimeve të një pushteti laik që akoma mban peng pronat e komuniteteve fetare, në njërën anë dhe njekohesisht përdor sa herë u a lypin interesat, pasione dhe shtytje te reja, figurat fetare edhe kur promovimi i vlerave të atyre figurave mund të lexohen si nxitëse përcarjesh ose cenim ekuilibrash në shoqëri, apo diskrimin të një pale ndaj palës tjetër. Këto ndodhin, në kohën kur pushteti merr përsipër ruajtjen e ekuilibrave fetarë në shoqëri.
Me tërheqjen nga vendime të tilla, pushtetit nuk po i kerkohet te jete fetar, por kur atij i mungon kultura fetare duhet këshilluar me autoritetin fetar, derisa një vendim ka prapavijë religjoze. Bashkia e Durrësit, apo çdo bashki në vend të shpërndara në ato 28 mije km katrore, kanë ambjent publik të mjaftueshëm, për të promovuar vlera pa e bere kete ne kurriz të komuniteteve fetare. Kjo eshte keqperdorim i tolerances fetare, keqkuptim i saj, demtim i saj.
Tolerancë fetare nuk do të thotë të çosh Xhaminë në Kishë, apo Kishën ta kthesh në Xhami dhe ndjekësit e feve të brohorasin nëse kjo gjë arrihet.
Jo, tolerancë fetare do të thotë kur njerëzit janë të lirë të shkojnë , muslimanët në Xhami, e kristianët në Kishë, duke mos paragjykuar njëri-tjetrin, e mbi të gjitha, kur shteti të mos diskriminojë ndonjërën palë, për të përfituar ateizma e pushteteteve.
Tolerancë fetare nuk do të thotë, të luten që të gjithë shqiptarët në Xhami, apo që të gjithë në Kishë, por kur lutja e tyre( secila në vendadhurimet e veta),  behet për të mirën e vendit dhe të ardhmen e përbashkët të shoqërisë shqiptare.
Pushtetit duhet treguar se Xhamia është aq e shenjtë, aq e paprekshme, aq sa muslimanët mbajnë Xhamine e Shenjtë – Qaben, atë me të madhen nder gjitha xhamitë e botes, në gjysmën e ndërtimit të saj si godinë, vetëm e vetëm që ndjenjat, mendimet, besimi i njerëzve të mos tronditet apo cenohet. Vetëm për të mos i hapur rrugë përcarjes. Ajo është më e rëndë se çdo lloj vrasjeje.
Besimi eshte i shenjte, ai prodhon qetesi, shprese siguri, edukate, kulturë nepermjet gjymtyreve te atyre që e ndjekin. Ndersa cdo perdorim i tij nga fetarët e afetarët eshte thjesht keqperdorim.

Ilir Curri

SHKARKO APP