Mos dilni pa çadër
Kthjellime të shkurtra, vranësira të shpeshta dhe shira të pakët kryesisht në Veri dhe Qendër. Kështu do të jetë moti ditën e shtunë. Pasditja fuqizon vranësirat duke shtuar shirat në ekstremet Veriore dhe Jugore të vendit deri në mbrëmje kur shirat intensifikohen në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në zonat Qendrore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje gjatë mëngjesit por një rënie 2-3°C pritet gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.