Mos e humbisni rastin. Nata e sotme nën shi meteorësh

 

Mrekullohuni me shiun e dritës.Shiu i meteorëve, Perseida, që ndodh çdo vit, do të arrijë pikun gjatë natës së sotme.

Vëzhgimi me sy të lirë, varet nga moti dhe retë mund ta bllokojnë pamjen, por kush është duke fluturuar do ketë kushte më të përshtatshme edhe sepse sot është Hënë e re.

Perseidat janë copëza të kometës Swift-Tuttle. Çdo gusht, Toka kalon përmes resë së copëzave të kësaj komete. Ajo e ka përhapur këtë material, kohë më parë dhe tani ai shpërndahet si një lumë grimcash të rralla gjatë rrugës së saj rreth Diellit.

Këto copëza akulli dhe pluhuri, me përmasa sa një kokërr rëre ose një kokërr bizele, përplasen me atmosferën e Tokës me shpejtësi 60km/s (37 milie/s). Në këtë mënyrë, ato ngrohin ajrin përreth duke shkaktuar një rrymë karakteristike drite.

Shiu i meteorëve do të jetë i dukshëm në Hemisferën Veriore dhe deri në paralelin subtropikal në jug të Ekuatorit. Orët e para kur do vihet re, kudo që të ndodheni, janë nga ora 12.00 e natës, me orën tonë, deri në mëngjesin e nesërm. Kjo është koha kur pika nga e cila metorët do të nisen, ndodhet në pjesën më të lartë në qiell. Sa më e lartë kjo pikë, aq më shumë meteorë shfaqen.

Numri i meteorëve që do të shihen është përafërsisht 100 në orë. Ky shi është aktiv çdo vit nga 17 korriku në 24 gusht edhe pse për pjesën më të madhe të kohës, vetëm pak metorë në orë janë të dukshëm. Rrezatimi i tij shfaqet brenda konstelacionit të Perseut, nga merr dhe emrin.

Prof Mark Bailey, drejtori i Armagh Observatory në Northern Ireland, ka thënë që Perseidet janë “një nga shirat më të mirë dhe më besnikë të meteorëve në vit”. Alan MacRobert, redaktor i revistës Sky & Telescope ka deklaruar që qielli, pothuajse pa Hënë këtë vit, thotë që pamja të do jetë e shkëlqyer. Është hera e parë që nga viti 2007 që shiu i Perseideve koincidon me Hënën e re. Për shumicën e njerëzve, shirat e meteorëve shihen më mirë me sy të lirë. Specialistët këshillojnë të gjendet një vend të errët, larg dritave artificiale të qytetit dhe asgjë mos ta pengojë pamjen drejt qiellit.Shezlongët ose batanijet janë ndenjëset më të mira për të parë qiellin pa u lodhur.

Disa i kanë parë dhe fotografuar meteorët Perseida, gjatë këtyre netëve, para pikut.

Merrni një batanije dhe bëhuni gati ta kaloni natën zgjuar në një fushë! Edhe sikur mos të besoni në plotësimin e dëshirave kur një meteor bie, ta shihni këtë shi meteorësh, është plotësim i një dëshire që të paktën një herë duhet ta keni ndjerë.(Express)

SHKARKO APP