Mos e kontrolloni Facebook-un e ish-të dashurës/it për Krishtlindje!

Nuk ka problem, mund ta pranoni, të gjithë e kemi bërë më parë, por një studim i ri tregon se nëse kontrolloni profilin e ish të dashurës, apo ish të dashurit tuaj në Facebook, ju bën keq.

Në fakt, kjo vlen për të gjithë personat që ju njihni. Një studim i ri ka zbuluar se përgjimi në rrjetin social pa komunikuar me miqtë, mund t’i bëjë njerëzit të mjerueshëm, sidomos në periudhën e Krishtlindjes.

Kjo pasi gjatë festave të fundvitit përdoruesit postojnë shumë foto të familjes dhe jetës së tyre “perfekte”. Duke qënë se njerëzit ndajnë vetëm eksperiencat e tyre të lumtura e pozitive në Facebook kjo i jep përdoruesve krahasime jorealistike sociale.

Studimi i realizuar nga Universiteti i Copenhagen sugjeron që njerëzit të heqin dorë nga rrjetet sociale për një javë, ose për tu ndjerë më mirë të përfshihen më shumë në postime.

Të dhënat u publikuan në gazetën “ Cyberpsychology, Behaviour and Social Netëorking”.

SHKARKO APP