Mos e përdorni kurrë celularin në tualet!
Lajme E Martë, 13 Korrik 2021 06:52
Përdorimi i pakufizuar i smartfonëve po bëhet shkak i përhapjes së baktereve që normalisht më përpara janë gjetur vetëm tualete. Nëse deri më sot e keni marrë celularin në tualet, ky artikull do ju tregojë se pse keni vepruar gabim. Ja çfarë baktere mbart celulari juaj dhe cilat janë 4 prej tyre që i keni marrë nga tualeti.
- E. coli – Një studim i bërë nga London School of Hygiene & Tropical Medicine zbuloi se 16 për qind e telefonave celularë të testuar kishin baktere E. coli. Natyrisht, 16 për qind e njerëzve, ata që kishin pikërisht telefonat kishin të njëjtin bakter.
- C. diff – CBC Hamilton raporton se C. diff, një bakter që shkakton diarre dhe në rastet më të këqija inflamacioni i zorrës së trashë, gjendet po ashtu në telefonat e të rinjve nese këta të fundit lënë telefonin në dyshemenë e tualetit publik qoftë edhe për ca sekonda apo mbi sifonin e WC. E mbani mend herën e fundit kur keni pastruar celularin? Me siguri jo! Bëjeni përpara se të infektoheni jo vetëm nga bakteret e mësipërme, por dhe nga baktere të tjera të cilat mund të irritojnë lëkurën e jo vetëm.