Mos flini më shumë se 9 orë gjumë

Sipas një studimi të ri, njerëzit duhet të flenë të paktën 8-9 orë gjatë natës. Rezultatet kanë arritur në përfundimin se kush fle më shumë se 9 orë gjumë ka më shumë gjasa të përjetojë makthe, haluçinacione dhe paranoja.

Megjithatë, kohëzgjatja e pagjumësisë nuk lidhet me makthet që mund të keni, sipas studimit. Ndryshe nga studimet e mëparshme, ky hulumtim nuk gjeti aspak lidhje midis përdorimit të alkoolit dhe ëndrrave të pakëndshme.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan 846 në lidhje me ankthet që kanë pasur gjatë dy javëve të fundit. Ata u pyetën gjithashtu se sa shqetësim u shkakton gjendja e ankthit, orët e gjumit që bëjnë, paranojat që kanë, haluçinacionet dhe përdorimi i alkoolit. Rezultatet treguan se të flesh më shumë se 9 orë gjumë ju shkakton makth dhe ëndrra të këqija.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?