Mos i bëni foto ushqimit: Pasojat bien të gjitha mbi ju

Ti dhe miqtë e tu për të parën herë në vite jeni bërë bashkë për të ngrënë një darkë në restorantin më në zë të momentit. Porosisni dhe kur vjen ushqimi, në të qindtat e sekondit, dalin dhe celularët në tavolinë. Nuk janë më thjesht celularë, janë aparatë për të bërë një foto të hajrit për Instagram. Të gjithë jemi fajtorë herë pas here dhe nuk është diçka për t’u ndjerë në faj. Të fotografosh një pjatë të bukur të jep kënaqësi në vetvete. Diku të jep dhe diku të merr.

Procesi i të fotografuarit i merr gjithë vëmendjen pjatës që ke përpara dhe s’të lë ta shijosh siç duhet. Një studim i publikuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë shpjegoi se fotografimi i ambienteve, momenteve apo ushqimit ndikon në eksperiencën tërësore. Fotot vërtetë bëjnë të shijosh më shumë diçka, por kjo s’është e vërtetë në tavolinën e ngrënies. Në një tjetër studim nga NYU Stern School of Bussines tregoi se fotografimi përmirëson kujtesën vizuale të momenteve, por përkeqëson çdo lloj kujtese tjetër.

Pra, seancat fotografike në restorant bëjnë që ta mbani mend shumë mirë si dukej ushqimi, ku ishit ulur, si dukej ambienti e gjëra të ngjashme si këto, por do të keni vështirësi të mbani mend si shijonte, ç’ndjetë kur po hanit, për ç’biseduat, zhurmat apo aromat që ju rrethuan. Në fund të fundit, puna vjen tek qëllimet tuaja.

Nëse doni t’u tregoni ndjekësve ç’jetë po bëni dhe sa bukur po ia kaloni, bëni sa foto të doni. Nëse doni të mbani mend përvojën dhe momentet, lërini fotot për një herë tjetër.

SHKARKO APP