”Mos”: Këshillat e kësaj nëne po bëjnë xhiron e internetit

Toni Hammer nuk e kishte menduar se letra e saj drejtuar së bijës do të bëhej virale. Ajo shkroi një letër publike në Facebook, me synimin e vetëm që t’i rriste vetbesimin së bijës dhe respektin për veten dhe shumë nëna dhe vajza të tjera ndanë të njëjtin mendim. Letra e saj ka marrë më shumë se 3.300 pëlqime dhe gati 2.800 shpërndarje, madje shumë nga komentueset thanë se duhet t’ja ripërsërisin vetes këto këshilla dhe burrat e tyre ishin të po të njëjtave mendime po ashtu.

Këshillat

Mos kërko falje kur dikush përplaset me ty.

Mos thuaj më fal që u bëra kaq e bezdisshme. Ti nuk je e bezdisshme. Je një njeri me mendime dhe ndjenja që meriton respekt.

Mos sajo arsye pse nuk do të dalësh me një djalë me të cilin thjesht s’do të dalësh. Nuk i detyrohesh shpjegime askujt. Një ‘jo faleminderit’ e thjeshtë është e mjaftueshme”.

Mos e mendo gjatë se çfarë do hash para njerëzve. Nëse je e uritur, ha dhe ha atë që do. Nëse do pica, mos merr sallatë thjesht sepse ke njerëz vërdallë. Porosite atë dreq pice.

Mos i mbaj flokët e gjatë për të bërë dikë të lumtur.

Mos vish fustan nëse nuk do.

Mos rri në shtëpi, sepse nuk ke askënd me kë të dalësh. Nxirr veten tënde. Kalo eksperienca vetëm, për veten.

Mos i mbaj lotët. Të qash do të thotë se ndjen diçka që duhet të dalë. Nuk është dobësi, është të jesh njeri.

Mos buzëqesh sepse dikush të thotë ta bësh.

Mos ki frikë të qeshësh me shakatë e tua.

Mos thuaj ”po” për t’u treguar e sjellshme. Thuaj ”jo” sepse është jeta jote.

Mos i fshih mendimet e tua. Fol me zë të lartë. Duhet të dëgjohesh.

Mos kërko falje sepse je vetvetja. Ji e guximshme dhe e drejtpërdrejtë dhe e bukur. Ji ti.

 

https://www.facebook.com/tonihammerwriter/photos/a.499878503445028.1073741829.480174188748793/1193388297427375/?type=3&theater

SHKARKO APP