“Mos kini frikë nga Shqiponjat”, Rama jep lajmin e mirë për Xhakën e Shaqirin: U kry!

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi në faqen e tij në Facebook dy numra llogarie për të kontribuar për dy lojtarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas festimit me shqiponjë në ndeshjen me Serbinë.

Sot, kreu i qeverisë jep lajmin e mirë po në rrjetet sociale ku thotë se misioni për të ndihmuar dy lojtarët shqiptarë që i dhanë fitoren Zvicrës me golat e tyre në kampionatin botëror Rusi 2018.

“U kry, faleminderit të gjithëve,” shkruan Edi Rama bashkangjitur fotos me nismën “Mos kini frikë nga Shqiponja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vendimit të FIFA-s për dy lojtarët e Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, për simbolin e shqiponjës gjatë ndeshjes me Serbinë, shumë personalitete vetëofruan para për të paguar gjobën prej 25 mijë frangash të dy lojtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e kësaj “fushate” u bë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook-un e tij publikoi numrin e llogarisë ku të gjithë mund të jepnin kontributin e tyre për të paguar gjobën e lojtarëve.

“Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA?,” shkruante Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?