Mos u mërzisni kur ju zë lopa rrugën, ka dhe më keq…

Ndërsa shumica e irlandezëve po udhëtonin drejt kryeqytetit për të parë skuadrën e tyre në gjysëmfinalen e GAA, një deve kishte në plan t’i ndalte tifozët të ndiqnin ndeshjen.

Një nga tifozët e shumtë që po vazhdonin rrugën drejt Dublinit ka kapur një moment tepër interesant ku një deve e arratisur nga cirku kishte ndaluar në mes të rrugës, ndoshta e mërzitur se përse dhe ajo nuk kishte një biletë për të shkuar në stadium dhe kishte gjetur këtë rrugë për të bllokuar trafikun.

Por për fat të mirë, kujdestari i devesë vrapoi menjëherë ta merte dhe t’ju hapi rrugën tifozëve që mezi prisnin të shikoni ndeshjen e madhe.

There isn’t a man woman, child or animal left in Kerry for this  match except of course for this camel ? 

SHKARKO APP