Mosdekretimi i kryeministrit, Ruçi: Meta mos ngatërrojë detyrën
Përplasja e radhës mes PS dhe LSI erdhi për deklaratën e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta se nuk do të dekretojë kryeministrin nëse zgjedhjet janë të vjedhura.
Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se nëse ekziston ky skenar do të ketë një reagim më të madh sesa ai i Presidentit Meta.
Luan Rama: Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të vjedhura apo manipuluara, ky është një problem tjetër ndaj të cilit jam i bindur që nuk do të reagojë vetëm Meta si President, por do të reagojnë të parët të gjithë qytetarët shqiptarë.
Nga Fieri, sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi iu përgjigj Luan Ramës duke i thanë se nuk është detyra e Presidentit të vlerësojë zgjedhjet.
Ruçi: Që të marrë vesh LSI dhe Ilir Meta njëherë e mirë, se në Presidencë duhet të vejë Presidenti i Shqipërisë, jo Presidenti i LSI. E dyta dua të marrë vesh përfaqësuesit LSI dhe Ilir Meta një gjë: Nuk është Presidenti personi që përcakton zgjedhjet janë të rregullta, apo të parregullta. Ngatërron detyrën!
Ruçi tha se nëse organet kompetente i çertifikojnë zgjedhjet atëhere Presidenti dhe çdo deputet duhet ti pranojnë ato.