Mosha një numër, Lure mahnit me sekretin e rinisë (FOTO)

Me shikim të parë, të gjithë ju do të mendoni se është një studente e re. Por në jetën reale, Lure Hsu, është duke pritur që të festojë ditëlindjen e saj të 42.

Lure nga Taiwan, është ylli i fundit që ka mahnitur mijëra njerëz me pamjen e saj shumë të re. Ajo është shprehur se sekreti i saj për këtë rini është se ka pirë shumë ujë dhe ka konsumuar perime.

42-vjeçarja, e cila është dizajnere, është bërë e famshme falë motrës së saj 35-vjeçare, Sharon. Kjo e fundit është një aktore dhe kur ka publikuar një foto për ditëlindjen e 40 të Lures, të gjithë kanë ngelur të habitur me rininë e saj.

SHKARKO APP