Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, ja sa do të jenë temperaturat sot

Këtë të premte, moti parashikohet të jetë kryesisht i paqëndrueshëm në të gjithë territorin, me reshje të dobëta shiu që do të përfshijnë të gjitha qarqet e vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në zonat Veriore, Lindore dhe Juglindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shfaqen në formën e dëborës.

Sa u përket temperaturave, ato pritet të luhaten si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 18°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonat e ulëta, temperaturat do të variojnë nga 8°C deri në 17°C.

Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale pritet të jenë rreth 2°C dhe maksimalet deri në 11°C.

Era gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa krijuar probleme të konsiderueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?