Mot me shi në fundjavë, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes me shpejtësinë!

Policia Rrugore bën apel për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, duke marrë shkas nga shkeljet e shumta të evidentuara në akset rrugore, sidomos në ditët e pushimit, por edhe nga parashikimet për reshje shiu, që rrisin ndjeshëm rrezikun për aksidente.

Reagimi i plotë

Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara nga shërbimet e Policisë Rrugore, më së shumti gjatë fundjavëve, shkelje që përbëjnë rrezik të madh për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe nisur nga fakti që parashikohet që përgjatë fundjavës të ketë reshje shiu, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tregojnë kujdes në akset rrugore ku mund të ketë prezencë uji. Të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet me shpejtësi tej normave të lejuara. Të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur, por të përdorin automjetet e transportit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë edhe pasagjerët për ta vendosur atë. Të mos kryejnë parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Për të gjithë drejtuesit e motomjeteve, biçiklistët dhe ata me monopatina: Gjatë natës të veshin jelekët fosforeshentë që të bëhen të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. Të vendosin kaskë mbrojtëse në kokë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?