Moti i keq/ Benet Beci: Shkarkime të kontrolluara nga HEC Koman dhe Vau i Dejës, situata nën monitorim në Shkodër
Si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, prej ditës së djeshme kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, bën me dije se aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit të energjisë, ndërsa procesi po monitorohet dhe menaxhohet nga specialistët e hidrocentraleve.
Sipas Becit, Bashkia Shkodër ndodhet në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe për minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat në territorin e bashkisë.
Deri në këto momente, autoritetet bëjnë me dije se nuk është evidentuar asnjë problematikë dhe situata paraqitet e qëndrueshme./J.H/
Postimi në facebook:
KOHA JONË SONDAZH

