Moti i keq devijon dy fluturime drejt Barit, zv/kryeministrja Balluku: Mund të ketë vonesa në fluturime

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se kushtet e motit kanë shkaktuar devijime në disa fluturime të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Balluku shkruan se dy fluturime në ardhje të datës 5 në orët e mbrëmjes janë devijuar drejt Barit, pasi nuk ishte e mundur ulja e sigurt në Tiranë. Ministrja informon se për shkak të këtyre devijimeve, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.

Postimi i plotë

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit. Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme. Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?