Moti i keq, zv/kryeministrja Balluku tregon për situatën në Rinas: Ka vonesa ose shmangie të uljes së avionëve

Zv/kryeministrja, ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka ndarë në rrjetet sociale një njoftim të Ministrisë, lidhur me situatën në aeroportin e Rinasit, teksa moti i keq ka pushtuar vendin. Në njoftimin e ndarë nga Balluku thuhet se operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Po ashtu në njoftim thuhet se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes së avionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?