Moti në Shqipëri, e mërkurë 21 shtator 2016

Pjesa e parë e ditës do të jetë përgjithësisht e kthjellet dhe po ashtu me vranësira të herë pas hershme, duke qenë më të dukshme në zonat malore veriore e qendrore.

Ndërkohë pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternim të kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë zonat veriore dhe verilindore nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohshëm. Situata e motit pritet të përmirësohet në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur pothuajse të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

SHKARKO APP