Motori humb kontrollin dhe godet një makinë, plagoset rëndë drejtuesi i tij

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Spital-Uzvnovë në qytetin e Beratit.

Një motor me targa AU 576,ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me një autommjet që qarkullonte përpara tij. Si rezultat i përplasjes,drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pasi ka fluturuar disa metra,ndërkohë që mjeti tip Benz,me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij.

I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore që po kryejnë edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Burimet e para hetimore konfirmojnë se,shkak për aksidentin është bërë motori,i cili për shkak të shpejtësisë ka rëshqitur gjatë frenimit dhe ka goditur nga pas mjetin Benz që qarkullonte në të njëjtin sens me të.

SHKARKO APP