“Motra ime thotë se jam një alien”, 9-vjeçari aplikon për punë te NASA, por nuk i thonë ‘Jo’
Duke theksuar se i ka ndjekur pothuajse të gjitha filmat me alienë dhe superheronjtë dhe se është mirë në lojërat kompjuterike, Davis në letrën e tij është shprehur edhe se “jam shumë i ri, për këtë arsye mund të mësoj të mendoj si një ‘alien’”.
Ndërsa kreu i Departamentit të Shkencave Planetare të NASA-s, James L. Green në letër përgjigjen për Davis ka shkruar se “ne gjithmonë kërkojmë shkencëtarë dhe inxhinierë të shkëlqyer për të na ndihmuar, prandaj shpresoj që do të studioni shumë dhe të jeni të suksesshëm në shkollë. Ne shpresojmë që në të ardhmen të të shohim këtu në NASA një ditë.”
“Punonjësit e ruajtjes së planetit” që kontrollojnë nëse shkaktojnë dëmtime ndaj hapësirës apo jo misionet e NASA-s, në të njëjtën kohë kryejnë edhe kontrollin e mostrave që vijnë nga hapësira për të parandaluar përhapjen e mikrobeve në botë.