Motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi! Halla shpërthen në lot: Na ndihmoni për trajtimin

Elvisa 22-vjeçe dhe Rozina 20-vjeçe, u përcollën mes lotësh në banesën e fundit. Në familjen Dhimaku në Kopaçëz të Delvinës ka pllakosur zia. Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leucemia ishin të mëdha jo vetëm nga kryefamiljari që merret me blegtori, por edhe dy vajzat që punonin dy punë për të përballuar kushtet e vështira ekonomike.

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi”, tregon Shahide, halla e dy vajzave.

Guximin për t’i treguar djalit 7-vjeçar se dy motrat kanë humbur jetën, ende nuk e kanë gjetur. Të voglin e kanë larguar nga shtëpia, ndërsa një apel për ndihmë kanë për të gjithë shqiptarët që të ndihmojnë për kurimin e tij. I vogli ka nevojë për mjekim më të specializuar dhe familjarët kërkojnë mbështetje për trajtimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh”, vijon halla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjarët tregojnë se 7-vjeçari ishte trajtuar në një spital në Greqi për tre muaj, ku kishte filluar të përmirësohej. Për shkak të afatit të qëndrimit, familja u detyrua të kthehej, megjithëse kishte kërkuar zgjatje të afatit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk kishin marre pergjigje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?