Muaji Qershor më i nxehti në mbarë botën

Jemi në pikën e sezonit veror dhe ditë të nxehta po na shoqërojnë. Por sipas shkencëtarëve, qershori ishte më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në gjithë botën, dhe muaji i 14 më radhë që rekordet globale të nxehtësisë u thyen, thonë shkencëtarët.

Sipas BBC, e cila bën se dije se:”Administrata Atmosferike dhe Oqeanike Kombëtare e ShBA-së (NOAA) ka thënë se këtë qershor temperaturat globale të detit ishin pjesërisht më të larta së në qershorin e vitit të kaluar, ndërsa temperaturat e tokës ishin të njëjta. Rekordet e saj të temperaturave globale datojnë që nga vitit 1880, plot 137 vjet”.

Këto temperature lidhen me ngritjen e emetimeve të gazrave. Ata shtojnë se ndryshimi klimatik është, të paktën pjesërisht, fajtor për një numër të fatkeqësive mjedisore nëpër botë.

Temperatura mesatare e kombinuar në sipërfaqet tokësore globale dhe oqeanike për qershorin ishin 0.9C, më e lartë se mesatarja e shekullit 20, 15.5C, sipas NOAA.

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar, duke mposhtur rekordin e vitit 2014, i cili më parë e ka mbajtur këtë epitet.

SHKARKO APP