Mumja 4,500-vjeçare zbulohet në Peru, ja çfarë fshinte
Mbetjet e një gruaje 4.500-vjeçare janë gjetur nga arkeologët në Perunë veriore. Gruaja besohet të ketë qenë e moshës 40-50 vjeç kur ajo vdiq, ndërsa vendi dhe mënyra e varrosën tregojnë se ajo ishte e statusit të rëndësishëm shoqëror. Arkeologët gjetën katër kocka të gdhendura të shpendëve në varrin e gruas në Aspero – qytetin e lashtë të peshkimit, raporton Reuters.
Një tenxhere që përmban fragmente vizatimesh me perime dhe fara, një gjerdan dhe një varëse janë gjetur pranë gruas. Arkeologu Ruth Shady, drejtori i Zonës Arkeologjik Caral ku u gjet gruaja e lashtë, tha se zbulimi mund të ndihmojë historianët të kuptojnë më mirë qytetërimin e lashtë Caral.
“Ky zbulim tregon dëshmi e barazisë gjinore, gratë dhe burrat ishin në gjendje për të luajtur rolin kryesor dhe të statusit të lartë social më shumë se 1.000 vjet më parë”. Objektet e gjetura në këtë varr, mësohet se janë sjellë nga vende të ndryshme, ndërmjet Aspero dhe qytetin Caral – kuptohet që është qyteti më i lashtë në Amerikën e Jugut i banuar 2,600 vite para Krishtit.
Gjetjet sugjerojnë gjithashtu se muzika ishte një aspekt i rëndësishëm i jetës së përditshme të banorëve të Aspero, pas zbulimit të tetë flauteve të bërë nga kockat e kafshëve. Nuk është kuptuar se çfarë e shkaktoi vdekjen e gruas dhe që sakrifica njerëzore ishte “shumë e rrallë”.
“Në këtë rast se gruaja e cila ishte varrosur, na lejojnë për të identifikuar statusin e rëndësishëm shoqëror që ka pasur gruaja”.
Burimi: Independent/Përshtati: Redjon Shtylla