“Murgesha” gjysmë e zhveshur ka zemëruar qytetarët
Një kompani italiane ka thënë se nuk kishte menduar për blasfemi duke vendosur një billboard në Napoli, ku shfaqet një modele pa syprinë e veshur si një murgeshë, përpara një vizite të planifikuar të Papës.
Kompania e veshjeve Rosso di Sera ishte kritikuar ashpër nga banorët e Napolit kur kishte ngritur një billboard, ku shihej “murgesha” gjysmë e zhveshur dhe që në duar mbante një tufë lulesh.
Madje, disa e kanë akuzuar kompaninë për blasfemi, përpara një vizite të planifikuar të Papa Françeskut, e paraparë më 21 mars.
Kompania ka lëshuar një deklaratë duke thënë se kampanja me billboard është paraparë shumë para paralajmërimit të vizitës së Papës.
Deklarata thotë se kompania “ndjen keqardhje pse është e akuzuar për gjëra jashtëzakonisht larg nga vlerat dhe kulturën tonë”.