Mustafaj: Basha nuk ka ngrirë, po përdor PD-në

Besnik Mustafaj, ka deklaruar ditën e sotme se është koha që brenda Partisë Demokratike të ulen tensionet dhe se duhet të kuptohet se grupi kritik kundër Bashës është një faktor brenda PD-së.

“Ajo që e quani grupi kundër Bashës është tashmë një faktor në PD. Janë figura me autoritet politik, të rinj dhe të vjetër si të thuash. Kështu që në këtë kuptim është absolutisht e domosdoshme të gjendet çelësi për uljen e këtij tensioni”, u shpreh Mustafaj në një prononcim për TV Klan.

Sipas Mustafaj-t  përgjegjës për klimën e krijuar brenda kësaj force politike është Basha, pasi sipas tij ka një seri veprimesh që tregojnë se Basha nuk ka ngrirë por është shumë aktiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po përdor selinë e partisë, po përdor zyrën e tij, gjithë infrastrukturën, sekretariatin, makinën telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Mustafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mustafa ka shtuar se grupimi kritik ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës, duhet të dali me një kandidaturë që të mishërojë alternativën e tyre.

Ndërkohë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave sipas vendimit të firmosur nga dy nënkryetarët e kësaj force politike përfundon ditën e diel, dhe një mbledhje kryesie pritet të caktojë dy komisionin që do të menaxhojë administrimin e procesit zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?