Mynih, njeriu që foli me vrasësin: Nuk kisha armë ta qëlloja

Thomas Salbey foli me 18­-vjeçarin Ali Sonboly, që shkaktoi masakrën në qendrën tregtare “Olympia” në Mynih, gjatë kohës që ai po i drejtohej garazhit me armë në duar, pasi kishte vrarë 9 persona.

“Nëse do të kisha pasur armë do ta kisha qëlluar në kokë, por e vetmja gjë që kisha ishte një shishe birre, dhe ajo nuk është se më ndihmoi shumë”, deklaroi Thomas Salbey, i cili banon në katin e katërt të pallatit që ngrihet mbi qendrën tregtare.

Dialogu i Thomas Salbey me 18­vjeçarin vrasës bëri xhiron e botës, teksa në fjalët e adoleshentit dëgjohen të shara për turqit, ndërsa përsërit shpesh se është gjerman.

Thomas Salbey: Ti shk….të muti, ti

Ali Sonboly: Për fajin tuaj më janë ngacmuar për 7 vjet

Thomas Salbey: Shk…të, shk…të je.

Ali Sonboly: … dhe tani kam armë e do t’ju vras.

Thomas Salbey: Ke armë? Ik q…! Ty të duhet prerë koka, shk…të

Dikush tjetër: Turq muti! Thomas Salbey: Të huaj muti!

Thomas Salbey dikujt tjetër: Ej, ai ka armë. E ka mbushur. Thërrisni policinë.

Ali Sonboly: Unë jam gjerman.

Thomas Salbey: Ti je shk…të, ja çfarë je.

Ali Sonboly: Mos filmo më!

Thomas Salbey: Shk…të je. Çfarë mutin po bën?

Ali Sonboly: Unë jam lindur këtu.

Thomas Salbey: Po, dhe çfarë mutin kujton se po bën?

Ali Sonboly: Jam rritur këtu.

Thomas Salbey: Duhet të kurohesh.

Ali Sonboly: Nuk kam bërë asgjë këtu për (fjalë të pakuptueshme)… Mbylle gojën të lutem.

Thomas Salbey: Ah ti pi..ë, ti! Duhet të të kenë dhjerë në kokë.

Ali Sonboly: S’është e vërtetë, nuk është.

SHKARKO APP